TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2026, 15:31

“Pushimet mbaruan”, Silvinjo dhe stafi i tij zbarkojnë në FSHF dhe nisin punën ‘anti-Poloni’: Koha për punë, analizë në çdo detaj (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Pushimet mbaruan”, Silvinjo dhe stafi i tij zbarkojnë në

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e “play-off”-it të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet ndaj Polonisë më 26 mars, në transfertë, në orën 20:45.

Një muaj para kësaj përballjeje të rëndësishme, stafi teknik kuqezi ka filluar punën për ndërtimin e strategjisë përballë kundërshtarit. Trajneri Silvinjo, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, po analizojnë në detaje lojën e Polonisë dhe po hartojnë planin taktik për këtë sfidë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Federata Shqiptare e Futbollit, shfaqen momentet kur Silvinjo dhe stafi i tij mbërrijnë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku nisin analizën dhe përgatitjet për ndeshjen.

Pushimet mbaruan, koha për punë. Analizë në çdo detaj”, shkruhet në disa prej sekuencave të videos së publikuar nga FSHF, duke sinjalizuar fillimin e fazës intensive të përgatitjeve për takimin e marsit.

Pritet që në javët në vijim stafi teknik të ndjekë nga afër edhe paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares me klubet e tyre, përpara grumbullimit zyrtar në prag të sfidës me Poloninë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

kombëtarja shqiptare silvinjo

Lini një Përgjigje