TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 21:37

Rikthehet sërish grushti në futbollin shqiptar, sherr masiv mes lojtarëve dhe prindërve në kampionatin e moshave (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet sërish grushti në futbollin shqiptar, sherr masiv mes

Dhuna në futbollin shqiptar është rikthyer sërish. Sfida e Kategorisë së Dytë për grupmoshën U-17, mes Orikut dhe Butrintit u ndërpre pas një sherri masiv në pjesën e parë.

Sfida nisi në stadiumin “Oriku” në orën 13:00 dhe në momentin e kaosit në fushë u përfshinë dhe prindërit e lojtarëve.


Është klubi i Butrintit që ka publikuar videon e momentit kur ndodhi dhe përleshja mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe disa prindërve. “Trimat e Orikumit, turp turp turp”, shkruan klubi i Butrintit.

Dhuna solli dhe në ndërprerjen e ndeshjes. Kjo ngjarje pritet të jetë dhe objekt i Disiplinës dhe Etikës në javën e ardhshme.

oriku u-17 butrinti u-17

Lini një Përgjigje