TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 19:28

Myrto Uzuni i pandalshëm pas rikthimit në fushë, tjetër gol me Granadën dhe sinjale të forta për Silvinjon (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni i pandalshëm pas rikthimit në fushë, tjetër gol

Myrto Uzuni është titullar sot në sfidën që Granada po luan përballë Tenerife dhe ka shpërthyer me dy gola në 13 minuta. Trajneri i ka besuar kështu vendin në formacion sapo kaloi dëmtimin muskulor, ndërsa sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën në minutën e 20 fillimisht dhe më pas në minutën e 33.

Të gjithë duartrokitën golat e 29-vjeçarit, ndërsa sfida luhet në shtëpi për ekipin e Granadës. Sfida e nisur në 18:30 po fitohet 2-0 falë aftësive të sulmuesit shqiptar.


Uzuni ndërkohë nuk ishte pjesë e Kombëtares shqiptare për sfidat e tetorit. Sulmuesi mungoi për Silvinjon, ndërsa po kalonte fazën e fundit të rikuperimit.

Sfida në La Liga 2 luhet për javën e dhjetë. Tenerife nuk është paraqitur aspak mirë në kampionat dhe për këtë Granada synon vetëm fitoren.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada

Lini një Përgjigje