TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 16:34

“Nuk e kisha bërë kurrë atë gjest”, Ylber Ramadani i kërkon falje trajnerit pas zëvendësimit

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e kisha bërë kurrë atë gjest”, Ylber

Ylber Ramadani foli në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Luka Goti, duke iu rikthyer episodit në ndeshjen ndaj Parmës. Mesfushori shqiptar i Leçes nuk e priti mirë zëvendësimin, teksa i acaruar, ofendoi teknikun Goti.

Nuk e kisha bërë kurrë atë gjest në karrierën time, shumë keq. Dua t’i kërkoj falje trajnerit para të gjithëve, e kam bërë tashmë në dhomat e zhveshjes. Trajneri është si një baba për mua, më ka ndihmuar shumë. Është një kapitull i mbyllur. Ne si skuadër jemi shumë të bashkuar dhe kjo është e rëndësishme për ndeshjen e radhës, ndaj Fiorentinës duam të marrim rezultat.  ” – tha Ramadani.

28-vjeçari është impenjuar në 7 ndeshje në këtë sezon, ku ka dhuruar edhe një asist. Në sezonin e parë, Ramadani u aktivizua në 34 takime. Ai u transferua te Leçe në vitin 2022, nga skocezët e Aberdin.

ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje