TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 16:12

Moreiro debuton me fitore te Laçi, kryeqyteti “mbetet” pa fitues; Egnatia me 10 lojtarë i merr pikë Teutës

Shkruar nga Pamfleti

Moreiro debuton me fitore te Laçi, kryeqyteti “mbetet” pa

Laçi ka marrë fitoren e parë të sezonit në javën e 9 të Kategorisë Superiore. Kurbinasit mposhtën 3-1 një kundërshtar që shihet si pretendent për titullin siç është Vllaznia.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18 ku portieri Dajsinani shkaktoi autogol duke kaluar në avantazh shkodranët. Baraspesha u kthye në minutën e 45 nga Enriko Papa. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës.

Në 45 minutat e dyta, kurbinasit nuk i lanë asnjë hapësirë shkodranëve. Ata shënuan dy gola për 3 minuta me Mjakin dhe Melon. Pavarësisht tentativave për gola të tjerë sfida u mbyll me shifrat 3-1 për Laçin.

Kështu trajneri Moriero e nis si duhet punën e tij duke debutuar me fitore.

Me këtë rezultat, Laçi ngjitet momentalisht në vendin e 9 me 6 pikë, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia mban vendin e 4 me me 14 pikë.

Ndërsa dy sfidat e tjera u mbyllën me barazime pa gola.

Derbi Tirana-Dinamo nuk prodhoi aq emocione dhe raste sa priteshin, por vetëm dy gola të cilët u anuluan për pozicion jashtë loje.

Dinamovitët e nisën “zjarr” derbin, teksa “flirtuan” me golin me anë të Lorran, në minutën e tetë. Bardheblutë u kundërpërgjigjën pas gjysmë ore lojë, një aksion mjaft i bukur i ekipit të Shkëmbit nuk u finalizua si duhet nga Prengaj. Me shifrat e bardha përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më emocionues.

Tirana kaloi në epërsi në minjtën e 58 me Soler, por goli u anulua me VAR, për pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Vila “tundi rrjetën” në minutën e 70 për të besuarit e Dajës, por festa zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pavarësisht rasteve nuk pati gol deri në fund, me skuadrat që shtrënguan duart.

Kurse dueli tjetër mes Egnatias dhe Teutës i pati të gjitha përveç golave, karton të kuq, penallti të humbur, raste etj. 

Rasti më i pastër ishte për Vuthajn tek Egnatia, që në pjesën e parë humbi një penallti. Në anën tjetër vendasit luajtën gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Dylis.

Egnatia ndodhet në vendin e dytë aktualisht me 15 pikë, teksa Teuta ndjek me vetëm 1 pikë më pak, duke mbajtur vendin e pestë.

dinamo laçi vllaznia egnatia teuta abissnet superiore tirana

Lini një Përgjigje