TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 17:32

Anis Mehmeti gjen përsëri rrjetën me Bristol Sitin, Silvinjo duhet të hedhë sytë nga Anglia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anis Mehmeti gjen përsëri rrjetën me Bristol Sitin, Silvinjo

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ndoshta duhet të hedhë përsëri sytë nga Anglia, ku Anis Mehmeti po bën paraqitje të mira me ekipin e Bristolit në Championship.

Anësori i majtë i sulmit, një pozicion për të cilin Silvinjo po bën shumë eksperimente, ka gjetur sot rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Midëllsbrout.

Me një lëvizje të shpejtë, ai ia doli të shmangte ndërhyrjen e një mbrojtësi në zonë dhe me të djathtën të shënonte një gol të rëndësishëm që i dha avantazhin skuadrës së tij në transfertë.


Ky ishte goli i dytë në këtë kampionat i mesfushorit, i cili u ftua nga Silvinjo në grumbullimet e tij të para, por pastaj u la në harresë. Edhe pse është një tip lojtari që preferon braziliani pasi luan në pozicione të ndryshme në fushë.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar midëllsbrou

Lini një Përgjigje