TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 20:32

Bajerni “shtyp” Shtutgartin dhe rimerr kreun e Bundesligës, Herri Kejn dhuron spektakël

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni “shtyp” Shtutgartin dhe rimerr kreun e Bundesligës,

Bajerni i Mynihut ka marrë një fitore mjaft të merituar në shtëpi përballë Shtutgartit, në kuadër të javës së 7 të Bundesligas. Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi 4-0 në favor të vendasve.

Pjesa e parë përfundoi 0-0 dhe krijoi idenë që do të ishte një sfidë e vështirë për bavarezët.

Megjithatë, me nisjen e pjesës së dytë, Bajerni tregoi “dhëmbët”. Ishte Herri Kejn që shënoi 3 gola, teksa rezultatin dhe vulosi francezi Kingsli Koman. Sulmuesi anglez shënoi “hat-trick”, duke dhuruar spektakël para tifozëve të bavarezë.

Me këtë fitore, Bajerni rikthehet në vendin e parë në kampionat duke shkuar në kuotën e 17 pikëve. Në krahun tjetër, Shtutgarti mbetet me 9 pikë në vendin e 9 në tabelën e renditjes.

bajerni i mynihut shtutgarti bundesliga

Lini një Përgjigje