TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 20:09

Fitore dramatike për Milanin, “Djalli” merr 3 pikë të arta me një lojtar më pak dhe barazon Interin në renditje

Shkruar nga Pamfleti

Fitore dramatike për Milanin, “Djalli” merr 3 pikë të

Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Udinezes, në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Serisë A. Dueli i zhvilluar në “San Siro” përfundoi 1-0 në favor të vendasve.

Gjithçka nisi mirë për kuqezinjtë, ku pas një aksioni perfekt, Puslisiç asistoi për Samuel Çukuezen, me këtë të fundit që dërgoi topin në fundin e rrjetës në minutën e 13. Por, vetëm 16 minuta më vonë, Milani mbeti me 10 lojtarë për shkak se mesfushori Tixhani Reijnders u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, ky karton i kuq nuk ndikoi në rezultat, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e 3, po aq sa Interi që renditet i dyti, por me një ndeshje më pak.

Në krahun tjetër, Udineze mbetet në vendin e 6 me 13 pikë të grumbulluara pas 8 javësh kampionat.

milan udineze seria a

Lini një Përgjigje