TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 21:15

“E ndjemë të gjithë bashkë dhimbjen”, dedikimi prekës i mesfushorit të kombëtares për tragjedinë në familjen e trajnerit të tij

Shkruar nga Pamfleti

“E ndjemë të gjithë bashkë dhimbjen”, dedikimi

Anis Mehmeti ka qenë protagonist në fitoren e Bristolit ndaj Midëllsbrout në transfertë, duke shënuar golin e parë të kësaj ndeshje të veçantë për klubin e tij. Trajneri Liam Maning la drejtimin e ekipit për shkak të një tragjedie të rëndë, pasi u nda nga jeta djali i tij i sapolindur.

Për këtë arsye, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe të gjithë lojtarët deshën t’i kushtonin atij dhe familjes së tij këtë fitore në një javë të cilën e kishin pë

rjetuar emocionalisht edhe vetë futbollistët.

Ka qenë një javë e vështirë për ne. Për trajnerin fillimisht, gruan e tij dhe djalin tjetër. Kjo fitore ishte për ta, ka qenë një javë e vështirë për të gjithë klubin. Por jemi të lumtur që morëm këtë fitore për të.

Mendoj se është gjithmonë mirë të shënosh në fillim se na jep ritëm për vazhdimin, ishte një gol i bukur dhe pastaj shkuam 2-0 në pushim, ndaj u ndjemë më mirë.

Kishte 500 tifozë të cilët kënduan gjatë gjithë ndeshjes. Kjo tregon që të gjithë jemi bashkë, të gjithë e ndjejmë dhimbjen këtë javë. Kjo është një fitore për ta, për trajnerin e familjen e tij. Ishte një javë e vështirë për të gjithë, por ia dolëm të marrim tre pikët”, tha Mehmeti pas ndeshjes së sotme.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje