TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2025, 22:01

Rikthehen zërat për Rei Manajn, skuadra turke nuk i ndahet sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen zërat për Rei Manajn, skuadra turke nuk i ndahet sulmuesit

Rei Manaj mund të ndërrojë skuadër në këtë dritare të merkatos. Edhe pse futbollisti ka rinovuar pak kohë me parë kontratën e tij me Sivasporin deri në verën e vitit 2026, mundësia e largimit ekziston në ditët e fundit të merkatos që është ende e hapur në Turqi.

Mediat turke bëjnë të ditura se klauzola prej 4 milionë eurosh që i është vendosur në kontratë futbollistit shqiptar, e bën atë një opsion interesant edhe për klubet kryesore në Turqi. Dhe një prej tyre, u është kthyer kontakteve me Sivasporin për të bërë të mundur transferimin.

Bëhet e ditur se Trabzonspori, i cili kërkon të rikthehet ambicioz në kampionatin turk, e sheh Manajn si një sulmues që mund ta ndihmojë në fazën ofensive. Kongolezi Benza mund të largohet gjatë verës, pasi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha ndërkombëtare, ndaj Manaj shihet si një zëvendësues i rëndësishëm në repartin e avancuar, të cilit do i duhet kohë për t’u përshtatur ndaj do të nevojitet të integrohet që tani në skemat e ekipit.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët e fundit të merkatos në Turqi, por emri i Manajt ka filluar të qarkullojë përsëri në portalet që i kushtohen lëvizjeve të lojtarëve.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor trabzonspor

Lini një Përgjigje