TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2025, 21:17

Lacio zbulon shkallën e dëmtimit të Hysajt, mbrojtësi i kombëtares largohet duke çaluar nga klinika (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lacio zbulon shkallën e dëmtimit të Hysajt, mbrojtësi i

Elseid Hysaj do të qendrojë për më shumë se një muaj larg fushave të lojës, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kësaj të hëne ndaj Kaljarit në kampionat.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u desh të linte fushën e lojës në pjesën e dytë, pasi në një ndalesë të topit ndjeu shqetësime në pjesën e prapme të këmbës së majtë. Sot pasdite, Hysaj u është nënshtruar vizitave specifike për dëmtimin dhe është filmuar teksa largohej duke çaluar nga klinika.

Klubi i Lacios më pas doli me një komunikatë zyrtare ku bënte të ditur se testet kishin konstatuar “një dëmtim të shkallës së mesme në bicepsin femoral të kofshës së majtë” dhe se ai do i nënshtrohej terapive të rastit dhe do të niste procesin e riaftësimit.

Sipas mediave italiane, një dëmtim i tillë do të mbajë lojtarin jashtë për rreth një muaj ose 40 ditë, duke i dhënë një lajm aspak të mirë mbrojtësit pikërisht në ditën kur Lacio e riktheu atë në listë e futbollistëve të gatshëm për ndeshjet e Serisë A.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare lacio

Lini një Përgjigje