TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2025, 20:33

I shënoi Mançester Sitit, Federata Angleze ndalon lojtarin e Arsenalit në dhomat e zhveshjes

Shkruar nga Pamfleti

I shënoi Mançester Sitit, Federata Angleze ndalon lojtarin e

Ethan Nuaneri është vetëm 17-vjeç dhe po spikat me Arsenalin, teksa ishte ai që shënoi golin e fundit në fitoren 5-1 të “Topçinjve” kundër Mançester Sitit.

Një fakt interesant, që është komentuar nga trajneri Arteta, është se Nuaneri nuk lejohet të qendrojë në dhomat e zhveshjes me ekipin e të rriturve.

Një rregull i Federatës Angleze, që ndalon lojtarët nën 18-vjeç të qendrojnë me ekipin e parë. Kjo është arsyeja përse Nuaneri vishet i ndarë nga pjesa tjetër, para se të bashkohet për nxehmjen.

Ethan nuk mund të jetë pjesë e dhomës sonë të zhveshjes akoma, që është diçka e pabesueshme. Ai duhet të vishet diku tjetër, edhe në ditën e ndeshjes”, u shpreh Arteta.

Nuaneri është lojtari më i ri që ka debutuar në Premier Ligë. Këtë sezon numëron 6 gola për Arsenalin në të gjitha kompeticionet.

 

ethan nuaneri mikel arteta trajneri i arsenalit

Lini një Përgjigje