TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2025, 19:24

Armand Duka pritet në Selinë e Shenjtë, një fanelë kuqezi edhe për Papa Françeskun (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armand Duka pritet në Selinë e Shenjtë, një fanelë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur sot në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan.

Një takim mjaft i veçantë, ku Presidenti Duka i shprehu Shenjtërisë së tij falenderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.

Papa Françesku vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë. Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë.

 

presidenti i fshf armand duka papa françesku

Lini një Përgjigje