
Elseid Hysaj ia ka dalë të bindë drejtuesit e Lacios që ta kthejnë përsëri në listën e skuadrës për ndeshjet e pjesës së dytë të kampionatit italian. Paraqitjet e tij në ndeshjet e janarit kanë qenë shumë pozitive dhe klubi bëri prapakthehu nga vendimi për ta lënë jashtë në pjesën e parë të sezonit.
Por nga ana tjetër, Hysaj nuk mund të festojë ende, pasi dëmtimi që pësoi këtë të hënë, mund të lërë lojtarin për shumë javë jashtë fushave të lojës. Ai u largua i dëmtuar nga ndeshja e fituar ndaj Kaljarit, ku dha asistin për golin e Zakanjit, ndërsa në klub lanë të kuptohet se ishte diçka shqetësuese në muskujt e këmbës së majtë.
Sot pasdite ai do të paraqitet në një nga klinikat e kryeqytetit italian për vizitat e specializuara, për të mësuar se çfarë shkalle dëmtimi ka, ndërsa në klub shpresojnë që të mos ketë këputje muskulore, që do ta linte atë jashtë fushave për rreth një muaj e gjysmë.
Lini një Përgjigje