TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2025, 16:21

“Një histori mbushur me luftëra dhe mosmarrëveshje territoriale”, ‘Politico’: Si Shqipëria dhe Serbia u bënë bashkë për ‘EURO U-21’

Shkruar nga Pamfleti

“Një histori mbushur me luftëra dhe mosmarrëveshje

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian të futbollit për moshën nën 21 vjeç në vitin 2027. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga UEFA dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave europiane. Në një shkrim të saj e përditshmja “Politico” shkruan se bashkëpunimi vjen pavarësisht përplasjeve të përsëritura mes tifozëve të dy vendeve.

Europianin e verës së kaluar, tifozët shqiptarë brohoritën për vrasjen e serbëve, duke nxitur një hetim nga UEFA, e cila përfundimisht i gjobiti të dyja skuadrat për shkelje të ndryshme. Shqipëria dhe Serbia kanë një histori të shtrirë deri kohët e fundit që ka përfshirë luftëra dhe mosmarrëveshje territoriale” – thuhet në shkrim.

Aty citohet edhe një deklaratë e Branko Radujko i Federatës Serbe të Futbollit që tha se aktiviteti do të ishte më shumë se një turne futbolli dhe do t’i “tregonte botës se çfarë është e mundur kur njerëzit fokusohen në një qëllim të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”.

Politico” citon edhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që tha se turneu “do të jetë një katalizator për të thyer barrierat, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popullin e Shqipërisë dhe Serbisë”.

As deklarata, as UEFA, nuk iu referuan thirrjeve raciste dhe banderolave nacionaliste që prishën “EURO 2024”. Finalet e Kampionatit Evropian U-21 mbahen çdo dy vjet, në vend të çdo 4 vjet si turneu i të rriturve. Aplikimi i përbashkët i Serbisë dhe Shqipërisë ishte oferta e vetme për të mbajtur eventin e vitit 2027” – nënvizon shkrimi.

"euro u-21" shqipëria dhe serbia

Lini një Përgjigje