
Vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për zhvillimin e finaleve të Europianit U-21 ka marrë një jehonë të madhe edhe në mediat europiane, kështu e përditshmja spanjolle “AS” e konsideron “historik” vendimin e organizimit të këtij Europiani mes Shqipërisë dhe Serbisë.
“Do të jetë ngjarja më e rëndësishme në historinë e tyre dhe një trampolinë për të dyja vendet për të përmirësuar stadiumet dhe objektet e tjera të futbollit. Gjithashtu do të krijojë mundësinë e lëvizjes së shumë tifozëve që do ta ndjekin, përveç atyre që e shohin nga televizori. Qëllimi është të demonstrohet aftësia e të dy vendeve për të pritur me sukses ngjarje të mëdha,” – shkruan AS.

Shqipëria dhe Serbia do të luajnë në vendet e tyre deri në finalen, e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Tiranës. Ndeshja hapëse do të luhet në stadiumin Karagjorgje në Novi Sad.
Ndeshjet e tjera të “EURO U-21” në Shqipëri do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë; Ndeshjet e mbetura të organizuara nga Serbia do të luhen në stadiumin “Lagator” në Loznicë, stadiumin “Duboçica” në Leskovc dhe stadiumin “Kraljevica” në Zajeçar.
Lini një Përgjigje