
Mërgim Vojvoda u largua nga Torino për t’u bashkuar me Komon. Trajneri Fabregas, në një intervistë të dhënë së fundmi, vlerësoi në maksimum mbrojtësin shqiptar.
“Mërgimi sjell përvojë, këmbëngulje dhe qendrueshmëri në mbrojtje në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të operuar në role të shumta mbrojtëse dhe përvoja e tij në Serinë A do të jenë të paçmueshme, ndërsa ne vazhdojmë ta forcojmë vijën tonë difensive”, deklaroi Fabregas. Vojvoda ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën italiane të Serisë A.
Mbrojtësi i Kosovës ka qenë një dëshirë e trajnerit Fabregas, për të përforcuar krahun e djathtë të prapavijës.
Operacioni kapi një total prej 2.5 milionë eurosh dhe Vojvoda firmosi deri në vitin 2027. Pas thuajse 5 vitesh te skuadra e Torinos, mbrojtësi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin torinez për rinovimin e kontratës.
Skuadra e drejtuar nga Çesk Fabregas renditet në vendin e 15 në Serinë A dhe synimi është mbijetesa në elitën e futbollit italian.
Lini një Përgjigje