TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2025, 18:37

“Përfitime të mëdha”, Shpëtim Duro për organizimin e ‘EURO U-21’ nga Shqipëria dhe Serbia: Do jetë si panoramë për futbollin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

“Përfitime të mëdha”, Shpëtim Duro për

Shqipëria dhe Serbia do të presin “EURO U-21” në vitin 2027, vendim ky i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Shpëtim Duro, në intervistën e dhënë për “Sport News” në “News 24” tregoi këndvështrimin e tij për këtë çështje.

Profesor, e nisim nga lajmi i fundit, ishte e pritshme, por tashmë është zyrtare. Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar “EURO 2027” për U-21. Çfarë përfitojmë? Cilat janë anët pozitive të këtij organizimi?

Të jemi realist, është dita më e shënuar e futbollit shqiptar. Dikur ishte e paimagjinueshme diçka e tillë, pasi jemi vend i vogël dhe kemi patur probleme të ndryshme. Në planin sportiv, përfitimi është i rëndësishëm, pasi Shqipëria do jetë qendra në vëmendjen e futbollit europian.

Lojtarët e U-21 luajnë për Barcelonën dhe Realin. Transmetohet në mbi 200 shtete. Kam lexuar këto ditë se janë katër stadiume që rikonstruktohen, kjo është diçka shumë e rëndësishme që i mbetet futbollit. Është një muaj aktivitet dhe përfitimet janë të mëdha, nga të gjitha anët.

“Është një eveniment i madh për Shqipërinë, një organizim që thyen barrierat”, u shpreh Duka, ti si mendon?

Nuk dua t’i hyj atyre gjërave. Përgjegjësia jonë është organizimi i ndeshjeve në Shqipëri, finalja do jetë këtu. Duhet t’i shikojmë në këndvështrimin sportiv.

 

shpëtim duro "euro u-21"

Lini një Përgjigje