TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2025, 17:31

Siti shpenzoi 200 mln euro për 4 lojtarë në merkaton e janarit, skuadra e Pep Guardiolës merr goditje nga UEFA

Shkruar nga Pamfleti

Siti shpenzoi 200 mln euro për 4 lojtarë në merkaton e janarit,

Mançester Siti është bllokuar nga regjistrimi i një prej nënshkrimeve të reja për raundin e ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve për shkak të një rregulli pak të njohur.

“Qytetarët” nënshkruan me Niko Gonzalez për rreth 60 milionë euro nga Porto në ditën e fundit të transferimit, me mesfushorin spanjoll që ka përfunduar lëvizjen e tij para mbylljes së afatit kalimtar të orës 23:00.

23-vjeçari, i cili vjen nga akademia e të rinjve të Barcelonës u bë blerja e katërt e Sitit në afatin kalimtar të janarit, duke i çuar shpenzimet totale në mbi 180 milionë paund.

Siti do të shpresojë se spanjolli mund të ketë një ndikim të menjëhershëm në Premier Ligë, ndërsa ata po përpiqen të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas rregullave të UEFA-s, vetëm tre lojtarë shtesë mund të regjistrohen për fazat eliminatore të garave të tyre nga skuadra që mori pjesë në fazën e grupeve.

Rregulli është në fuqi pavarësisht nga ndonjë largim, që do të thotë se largimi i Kajl Uoker në huazim te Milani ka pak ndikim në këtë rast.

Me Sitin që ka nënshkruar me katër lojtarë, një nga blerjet e tyre të reja do të duhet të mungojë në skuadrën e Ligës së Kampionëve.

mançester siti uefa

Lini një Përgjigje