
Kristiano Ronaldo shprehet se ai është futbollisti më i mirë në histori.
Sipas tij, ai është futbollisti më i kompletuar i të gjitha kohërave, dhe për këtë arsye është më i mirë se Mesi, Maradona apo Pele.
“E them me zemër, mendoj se jam lojtari më i kompletuar në histori.
Mund të jetë çështje preferencash, por unë jap gjithçka për futbollin, shënoj me kokë, me të majtën, kërcej, jam i shpejtë dhe i fuqishëm, pra jam më i kompletuari.
E respektoj nëse dikush zgjedh Mesin, Maradonën apo Pele, por do të ishte gënjeshtër të thuash që Kristiano nuk është i kompletuar.
Edhe nëse shënoj 920, 925 apo 930 gola, më i miri në histori jam unë. Pikë”, ka thënë futbollisti portugez.
???? @Cristiano responde a LA pregunta de @EduAguirre7
— laSexta (@laSextaTV) February 3, 2025
"Yo creo que soy el mejor de la historia”
???? "Sinceramente, yo no vi nadie mejor que yo" pic.twitter.com/15O9WHH5ye
Lini një Përgjigje