TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2025, 13:59

Mërgim Vojvoda largohet nga Torino, mbrojtësi i Kosovës firmos me Comon e Fabregas

Shkruar nga Pamfleti

Mërgim Vojvoda largohet nga Torino, mbrojtësi i Kosovës firmos me

Mërgim Vojvoda është zyrtarisht pjesë e Comos në Serie A. Mbrojtësi i Kosovës ka qenë një dëshirë e trajnerit Fabregas, për të përforcuar fashën e djathtë të prapavijës.

Operacioni kapi një total prej 2.5 milionë eurosh dhe Vojvoda firmosi deri në vitin 2027. Pas thuajse 5 vitesh te skuadra e Torinos, mbrojtësi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin torinez për rinovimin e kontratës.

Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas renditet në vendin e 15-të në Serie A dhe synimi është mbijetesa në elitën e futbollit italian.

Lini një Përgjigje