TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2025, 10:45

Mbarojnë “telashet” për Guardiolën, Manchester City prezanton zëvendësuesin e Rodrit!

Shkruar nga Pamfleti

Mbarojnë “telashet” për Guardiolën, Manchester City

Klubi anglez Manchester City ka finalizuar blerjen e Nico Gonzalez nga Porto në ditën e fundit të merkatos. 23-vjeçari është bashkuar me City për një kontratë 4.5 vjeçare, që e lidh me klubin deri në vitin 2029.

Kështu, Pep Guardiola ka mirëpritur afrimin e fundit në një merkato dimërore fantastike, pas blerjeve të Vitor Reis, Khusanov dhe Marmoush.

Nico Gonzalez ka lënë pas Ligën e Portugalisë për t’u testuar në një nga kampionatet më konkurruese në botë, Premier League, duke përfituar edhe nga mungesa e Rodrit, për shkak të një dëmtimi.

Kjo është mundësia perfekte për mua, në këtë moment të karrierës. Jam 23 vjeç dhe dua ta provoj veten në Angli. Nuk ka klub më të mirë se Manchester City për ta bërë këtë. Shikoni skuadrën që kanë këtu. Është e pabesueshme, e mbushur me lojtarë të klasit botëror. Nuk ka futbollist në botë që nuk do të dëshironte të ishte pjesë e këtij grupi”, tha Gonzalez pas konfirmimit te City.

Lini një Përgjigje