
Manuel Neuer dhe Bayern Munich do të vazhdojnë rrugën e tyre të përbashkët edhe për të paktën një sezon.
Portieri 38-vjeçar u transferua te bavarezët në vitin 2011 nga Schalke dhe, në kundërshtim me atë që po ndodh në botën moderne të futbollit profesionist, ai pranoi të vazhdojë për sezonin e 15-të me ekipin.
Të dyja palët kishin rënë dakord që nga fundi i vitit të kaluar për vazhdimin e parakohshëm të bashkëpunimit, i cili u ratifikua zyrtarisht sot me nënshkrimin e kontratës dhe njoftimin zyrtar që u shoqërua me një video mbresëlënëse me të gjitha fanellat që ai ka veshur. Ai është numri 1 i padiskutueshëm i skuadrës së Mynihut.
“Më pëlqen ende futbolli dhe dëshiroj të vazhdoj të jem lojtar i Bayernit. Unë jam ende ‘i uritur’ dhe pres me padurim një sezon tjetër me këtë klub të veçantë”, komentoi Neuer pas nënshkrimit të kontratës së tij, ndërsa drejtori teknik i ekipit Max Ebert vuri në dukje nga ana e tij se “Manuel është portieri më i mirë i gjeneratës së tij dhe legjendë për Bayernin. “Kur flisni për portierët në kohën tonë, ju flisni për Manuelin dhe kjo vlen në mbarë botën”, shtoi ai.
???????????? ???????????????????????? ???????????????????????????????????? ❤️#FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/MrfBTYE2Lg
— FC Bayern München (@FCBayern) February 3, 2025
Lini një Përgjigje