TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2025, 15:48

Përkthyesi ngatërron fjalitë, Mourinho e godet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përkthyesi ngatërron fjalitë, Mourinho e godet (Video)

Jose Mourinho ka tërhequr vëmedjen gjatë një conference për mediat kur goditi përkthyesin pas takimit që Fenerbahce zhvilloi me Rizesporin.

Pavarësisht se ekipi i Mourinho fitoi me rezultatin 3-2, e gjithë ndeshja ishte një thriller për mënyrën sesi Fenerbahce shkoi në disavantazhin e dy golave brenda 13 minutash, ndërkohë që mbeti me 9 lojtarë.

Fitorja u festua furishëm nga lojtarët dhe portugezi, por shfaqja vazhdoi në konferencën për shtyp me José Mourinhon.

Një video ku ai godet përkthyesin është bërë virale. Pavarësisht se ishte një veprim në kuadrin e një shakaje, video me shpejtësi u përhap në rrjet.

“Të jesh në stol është diçka që vetëm trajnerët e dinë se si është. Zakonisht them se ndihem sikur po shkoj në zonën e... muzgut”, ndërsa përkthyesi ngatërroi “zonën e muzgut ” me “zonën e tualetit”, duke shkaktuar të qeshura në të gjithë sallën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Semuanya BOLA (@mysemuanyabola)

Lini një Përgjigje