TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2025, 16:24

Shpërtheu në ofendime ndaj trajnerit pas zëvendësimit, Rei Manaj “zhduket” nga skuadra turke

Shkruar nga Pamfleti

Shpërtheu në ofendime ndaj trajnerit pas zëvendësimit, Rei

Te Sivaspori nuk e kanë toleruar aspak sjelljen e Rei Manajt në ndeshjen me Ejupsporin, takim që u mbyll me fitoren e këtyre të fundit. Në minutën e 87 të takimit, trajneri i Sivasporit, Omar Erdogan vendosi që të zëvendësonte shqiptarin. Por ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të trajnerit turk.

Sulmuesi shqiptar ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të skuadrës turke, me Erdogan që i bënte më shenjë që duhet të pushonte së foluri. Për këtë sjellë klubi e ka “ndëshkuar”.

Në sfidën që skuadra e Sivasporit luajti ditën e sotme ndaj Kocaelispor, Manaj nuk ishte fare i grumbulluar me skuadrën. Madje në lajmet e fundit të skuadrës turke të hedhura në faqet e tyre zyrtare, duket qartazi mungesa e lushnjarit.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cila është masa që ka marrë sulmuesi dhe çfarë do të ndodhë mes palëve në vazhdim.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje