
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radujko, ka komentuar vendimin e UEFA-s që Shqipëria e Serbia të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027.
Lajmi tashmë është zyrtar dhe Radujko e quajti “vendim domethënës”. Sipas tij, ky do të jetë më shumë se turne sportiv.
“Mendoj se ky do të jetë turneu më i madh i futbollit në historinë e vendit tonë, ngjarje që do t’i tregojë botës se çfarë është e mundur kur njerëzit fokusohen në qëllimin e përbashkët. Inspirimi ynë do të vijë vetëm nga fuqia e futbollit.
Ky turne do të jetë një trampolinë për përmirësimin e stadiumeve dhe ambienteve të tjera të futbollit në të gjithë vendin, gjithmonë me mbështetjen dhe vizionin e UEFA-s”.
Federata Shqiptare e Futbollit gjithashtu e quajti vendim historik organizimin e “EURO 2027” të moshës U-21, porsa lajmi u zyrtarizua sot me vendim nga UEFA.
Lini një Përgjigje