TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2025, 19:47

Mirlind Daku shpëton Rubin Kazan nga humbja, sulmuesi shqiptar protagonist absolut me ekipin rus (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku shpëton Rubin Kazan nga humbja, sulmuesi shqiptar protagonist

Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme ku ekipi i tij Rubin Kazan u përball me Termez Surkhon. Kjo sfidë miqësore përfundoi në barazim 2-2.

Skuadra nga Uzbekistani kaloi në avantazh të dy golave, teksa Mirlind Daku ndihmoi maksimalisht të tijtë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi si fillim golin për 2-1, teksa më pas ishte protagonist edhe me devijimin e tij në golin e dytë.


Një paraqitje mjaft pozitive për 27 vjeçarin nga Gjilani që vazhdon të tregojë se është një pikë kyçe për Rubin Kazan. Në 38 ndeshje, Daku ka shënuar 18 gola, teksa asistuar në 10 të tjerë.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rubin kazan

Lini një Përgjigje