TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2025, 20:31

Ernest Muçi spektakolar në Turqi, shikoni rrjetën e parë të sulmuesit kuqezi me Solskjaer në stol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi spektakolar në Turqi, shikoni rrjetën e parë

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Beshiktash po luan në shtëpi përballë Kirklarelispor. Sfida e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Turqisë, është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht ylli i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide, të paktën deri në këtë moment. Muçi mori “zvarrë” një nga mbrojtësit kundërshtarë, e më pas goditi me shumë klas.

Topi i goditur nga shqiptari shkoi në cepin ku portieri nuk mund të bënte asgjë. Një gol mjaft i bukur nga sulmuesi shqiptar, që vazhdon të tregojë potencialin e tij në shtetin turk.

 

ernest muçi sulmuesi kuqezi beshiktash

Lini një Përgjigje