TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2025, 17:29

Lens dhe Kaljari presin uljen e vlerës së kartonit, në Europë janë të frikësuar nga çmimi i lartë i Mirlind Dakut

Shkruar nga Pamfleti

Lens dhe Kaljari presin uljen e vlerës së kartonit, në

Mirlind Daku vazhdon të mbetet te Rubin Kazan, pavarësisht interesimit të lartë për të.

Në Rusi kanë treguar edhe arsyen se përse sulmuesi shqiptar nuk është larguar nga ekipi i tij. Sipas mediave ruse, në Europë janë të frikësuar nga çmimi i lartë i kartonit.

Rubin Kazan kërkon të paktën 10 milionë euro, por për ekipet europiane, shihet si një shifër më e lartë sesa vlera reale. Kaljari dhe Lensi janë dy ekipet që po e shohin me kujdes situatën e Mirlind Dakut, teksa gjithçka do të marrë zhvillim në verë, pasi nuk do të bëhet një transferim as në merkaton e dimrit.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare kaljari lens

Lini një Përgjigje