
Serxho Ramos shumë shpejt do të prezantohet si futbollisti më i ri i skuadrës së Rajados të Monterreit në Meksikë. Por për të arritur deri aty, klubit meksikan i është dashur që të bëjë një investim të rëndësishëm dhe të pranojë disa kushte që i kishte vendosur futbollisti i njohur spanjoll, edhe pse ai është në vitet e fundit të karrierës së tij.
Sipas mediave meksikane, Ramos ka kërkuar një rrogë prej thuajse 4 milionë eurosh në sezon, ndërsa do të ketë bonuse për çdo ndeshje të luajtur, për çdo ndeshje titullar, ku është kapiten, jep asist apo shënon gol. Akordi do të zgjasë deri në Botërorin e Klubeve ku Monterrei merr pjesë dhe ku ai do të përfitojë bonuse për çdo ndeshje të luajtur. Por këto nuk janë të vetmet kërkesa të tij të pranuara nga meksikanët.
Ai do të përfitojë 2% nga çdo fanelë që shet klubi me emrin dhe numrin e tij, për më tepër, do të ketë kontrollin e plotë mbi të drejtën e imazhit në Meksikë, duke mbajtur të gjitha të ardhurat prej saj dhe do të zgjedhë vetë sponsorët.
Pastaj është çështja e banimit dhe sigurisë, ku Ramos ka shfaqur kërkesa specifike për banesën ku do të qendrojë me familjarët e tij në Meksikë. AI ka kërkuar gjithashtu edhe masa speciale sigurie për të dhe familjarët, për të shmangur të papritura.
Në fund, spanjolli do të bëhet edhe ambasador i klubit gjatë Botërorit 2026, i cili ka Meksikën si një nga vendet organizatore.
Lini një Përgjigje