TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2026, 19:32

Rikthehen ekuilibrat në “Puskas Arena”, Dembele barazon shifrat për PSG-në nga pika e 11-metërshit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehen ekuilibrat në “Puskas Arena”, Dembele barazon shifrat
arsenal-psg

Rikthehen ekuilibrat në “Puskas Arena”, Dembele barazon shifrat për PSG-në nga pika e 11-metërshit. Në minutën e 62-të, një ndërhyrje e gabuar e Kristian Moskera ndaj Khviça Kvaratskhelia i kushtoi shtrenjtë Arsenalit. Arbitri kryesor i takimit tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u konfirmua edhe nga VAR-i. Dembele u tregua i saktë dhe i dha barazimin kampionëve në fuqi të Europës.


Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të “Topçinjve”.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 6. Londinezët gjetën golin në minutën e 6 me Kai Haverc, pas një asisti të marrë nga Leandro Troshard.

Për të, kjo ishte hera e dytë që shënonte në një finale, pasi e kishte bërë më parë edhe me fanelën e Çelsit, në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Mançester Sitit në vitin 2021.

Kësisoj, ai ka hyrë në një grup shumë të vogël lojtarësh që kanë shënuar në finalen e Ligës së Kampioneve me dy klube të ndryshme. Ata janë Velibor Vasoviç me Partizanin e Beogradit (1966) dhe Ajaksin (1969), Kristiano Ronaldo me Mançester Junajtid (2008) dhe Realin e Madridit (2014, 2017) dhe Mario Manxhukiç me Bajernin e Mynihut (2013) dhe Juventusit (2017).

Por ndryshe nga të tjerët, Haverc është i vetmi që e ka bërë me klube të të njëjtit shtet dhe për më tepër të të njëjtit qytet.

Në minutën e 11, një top në qendër të zonës nuk u kontrollua nga Kvaratskhelia me Gabriel, i cili largoi me shpejtësi në këndore.

2 minuta më vonë, Fabian Ruiz doli mirë në të majtë, tentoi me një gjuajtje diagonale, por pa gjetur portën e mbrojtur nga David Raja.

Në minutën e 16, Saka preku topin dukshëm me dorë në zonën e tij, por gjyqtari Zibert nuk dha penallti.

10 minuta më vonë, një top nga e djathta i Saka u ndalua nga Safonov i cili devijoi para Troshard.

Në minutën e 31, Gabriel bëri një tjetër ndërhyrje vendimtare në zonë, duke mos lejuar Due që të gjuante drejt portës.

Në minutën e 43, një aksion i Mendes nga e majta, solli një top në qendër të cilin Fabian Ruiz nuk arriti ta kthente me kokë drejt qendrës.

 

arsenal psg finalja e champions league

Lini një Përgjigje