TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2026, 18:54

Pjesa e parë flet vetëm për Arsenalin, “Topçinjtë” në avantazh përballë kampionëve në fuqi të PSG (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pjesa e parë flet vetëm për Arsenalin,
arsenali

Përfundon pjesa e parë e finales së Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit. Supersfida e luajtur në “Puskas Arana” në Budapest është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të “Topçinjve”.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 6. Londinezët gjetën golin në minutën e 6 me Kai Haverc, pas një asisti të marrë nga Leandro Troshard.


Për të, kjo ishte hera e dytë që shënonte në një finale, pasi e kishte bërë më parë edhe me fanelën e Çelsit, në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Mançester Sitit në vitin 2021.

Kësisoj, ai ka hyrë në një grup shumë të vogël lojtarësh që kanë shënuar në finalen e Ligës së Kampioneve me dy klube të ndryshme. Ata janë Velibor Vasoviç me Partizanin e Beogradit (1966) dhe Ajaksin (1969), Kristiano Ronaldo me Mançester Junajtid (2008) dhe Realin e Madridit (2014, 2017) dhe Mario Manxhukiç me Bajernin e Mynihut (2013) dhe Juventusit (2017).

Por ndryshe nga të tjerët, Haverc është i vetmi që e ka bërë me klube të të njëjtit shtet dhe për më tepër të të njëjtit qytet.

Në minutën e 11, një top në qendër të zonës nuk u kontrollua nga Kvaratskhelia me Gabriel, i cili largoi me shpejtësi në këndore.

2 minuta më vonë, Fabian Ruiz doli mirë në të majtë, tentoi me një gjuajtje diagonale, por pa gjetur portën e mbrojtur nga David Raja.

Në minutën e 16, Saka preku topin dukshëm me dorë në zonën e tij, por gjyqtari Zibert nuk dha penallti.

10 minuta më vonë, një top nga e djathta i Saka u ndalua nga Safonov i cili devijoi para Troshard.

Në minutën e 31, Gabriel bëri një tjetër ndërhyrje vendimtare në zonë, duke mos lejuar Due që të gjuante drejt portës.

Në minutën e 43, një aksion i Mendes nga e majta, solli një top në qendër të cilin Fabian Ruiz nuk arriti ta kthente me kokë drejt qendrës.

arsenal psg finalja e champions league

Lini një Përgjigje