TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2026, 18:34

Prapaskenat si tentoi Shqipëria U21 ta 'rrëmbejë' Blerton Isufin nga Kosova, dokumentet zytare që kapin “mat” lojatrin e Moldes

Shkruar nga Pamfleti
Prapaskenat si tentoi Shqipëria U21 ta 'rrëmbejë'
blerton isufi

Pas publikimit të listës së Kombëtares U-21 të Shqipërisë për ndeshjet miqësore, emri i futbollistit të Molde FK, Blerton Isufi, u bë objekt debatesh në mediat sportive në Kosovë dhe Shqipëri.

Polemikat nisën pasi lojtari deklaroi në media se nuk kishte dhënë pëlqimin për t’iu bashkuar përfaqësueses kuqezi dhe se prioriteti i tij mbetej Kosova. Deklaratat e tij u interpretuan si një refuzim i ftesës së Shqipërisë.

Megjithatë, dokumente dhe komunikime zyrtare të siguruara nga gazetari Endi Tufa i “Top Channel” paraqesin një panoramë tjetër të situatës.

Mesazhi i lojtarit për stafin e Shqipërisë U-21

Sipas materialeve të publikuara, Isufi i ka dërguar një mesazh stafit teknik të Shqipërisë U-21, ku shprehte gatishmërinë për t’iu bashkuar ekipit kombëtar, por argumentonte se pengesa lidhej me angazhimet e klubit të tij.

Në mesazhin e tij thuhet:

Unë kam qenë shumë i gatshëm dhe me shumë dëshirë për të ardhur dhe për të përfaqësuar shtetin tim, Shqipërinë. Për fat të keq, klubi nuk po ma jep lejen, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme në këtë periudhë. Jam shumë i zhgënjyer nga ky vendim i klubit. Megjithatë, unë jam gjithmonë në dispozicionin tuaj dhe mezi pres herën tjetër për të ardhur.”

Ky komunikim bie në kontrast me deklaratat publike të bëra më herët në media, ku lojtari kishte lënë të kuptohej se zgjedhja e tij ishte vetëm Kosova.

Çfarë thotë klubi Molde?

Një element kyç në këtë çështje është korrespondenca zyrtare mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit norvegjez Molde.

Në një e-mail të dërguar nga zyrtarja e klubit, Tove Berget, drejtuar menaxherit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Denis Lilo, klubi shpreh gatishmërinë për të liruar lojtarin pas një ndeshjeje të rëndësishme të planifikuar më 30 maj.

Prapaskenat si tentoi Shqipëria U21 ta 'rrëmbejë'

Në komunikimin zyrtar thuhet:

Ne jemi të lumtur që Blerton Isufi është përzgjedhur për skuadrën tuaj U-21. Megjithatë, ne kemi një ndeshje të rëndësishme më 30 maj dhe Blertoni ndoshta do të jetë në skuadër për këtë ndeshje. Ne do të jemi të lumtur ta lirojmë atë për të udhëtuar të dielën, më 31 maj. Shpresojmë që kjo punon për ju.”

Sipas këtij dokumenti, Molde nuk ka refuzuar pjesëmarrjen e lojtarit me Shqipërinë U-21, por ka kërkuar që ai të bashkohej me ekipin kombëtar pas përfundimit të detyrimeve me klubin.

Një debat që prek marrëdhëniet sportive Shqipëri-Kosovë

Rasti ka rikthyer në vëmendje diskutimet për futbollistët me origjinë shqiptare që kanë mundësi të përfaqësojnë më shumë se një kombëtare. Në këto raste, transparenca në komunikim dhe qartësia e vendimeve konsiderohen thelbësore për të shmangur tensionet dhe keqkuptimet mes tifozëve dhe institucioneve sportive.

Dokumentet e publikuara hedhin dritë mbi një pjesë të rëndësishme të ngjarjes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse vetë futbollisti ose palët e përfshira do të japin sqarime të mëtejshme për mospërputhjet mes deklaratave publike dhe komunikimeve zyrtare.

Prapaskenat si tentoi Shqipëria U21 ta 'rrëmbejë'

 

blerton isufi lojtari i kosovës

Lini një Përgjigje