
Mbrëmja e sotme pritet që të jetë drithëruese për kampionët e sapo shpallur të Francës, PSG, e cila pret në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, Borusian e Dortmundit.
Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e gjermanëve me rezultatin 1-0, dhe sot parizienët kërkojnë që të bëjnë rikthimin e madh.
Në konferencën për shtyp të një ditë më parë, trajneri i PSG , Luis Enrike foli për rreziqet që fshihen në ndeshjen e sotme, ndërsa trajneri gjerman kujtoi finalen e vitit 1997 ndaj Juventusit.
Dëshira e madhe për hakmarrje nga ana e Mbape, i cili nuk arriti të ishte vendimtar në ndeshjen e parë dhe që tani dëshiron të arrijë me çdo kusht finalen e turneut (ndoshta përballë Realit të Madridit, skuadrës së tij të radhës) përpara se t’i thotë lamtumirë PSG.
Nga ana tjetër, për Marko Rojs do të jetë një mundësi e rëndësishme për ta mbyllur aventurën e tij me Borusian e Dortmundit në mënyrën më të mirë të mundshme, ndoshta me një revansh të finales së vitit 2013 kundër rivalëve të Bajernit të Mynihut, që po ashtu u luajt në “Wembley” atë vit.
Lini një Përgjigje