TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2024, 23:02

Crystal Palace i jep katër “shuplaka” Manchester United dhe ‘firmos’ shkarkimin e Ten Hag!

Shkruar nga Pamfleti

Crystal Palace i jep katër “shuplaka” Manchester United dhe

Paraqitja e dobët e Manchester United vijon edhe në javët e fundit të kampionatit. Skuadra e Ten Hag ka humbur me rezultatin 4-0 përballë Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Premier League.

United ishte inekzistent dhe pa ide që në pjesën e parë. Palace mori avantazhin që në minutëln e 12’-të me anë të Olisen i cili vulosi shifrat 1-0. Më pas në minutën e 40’-të, Palace do të dyfishonte shifrat me anë të Mateta, i cili do të mbyllte pjesën e parë në avantazhin 2-0.

Me fillimin e pjesës së dytë, pritej reagimi i United, por dy gola të shpejtë në 8 minuta, kapitulluan djemtë e Ten Hag. Në të 58’-ën, ishte Mitchel që çoi shifrat në 3-0 dhe më pas në të 66’-ën, Olisen shënoi të dytin personal dhe të katërtin për Palace.

Me këtë humbje, United renditet në vendin e tetë me 54 pikë, ndërsa Crystal në vend të katërmbëdhjetë me 43-pikë. Kjo humbje në një farë mënyrë ka firmosur dhe shkarkimin e Ten Hag.  

Crystal Palace i jep katër “shuplaka” Manchester United dhe

ten hag

Lini një Përgjigje