
Në një përplasje për katërshen e Champions League, dy nga pretendentët e Serie A, AS Roma dhe Juventus u ndalën në një barazim argëtues 1-1 në Stadio Olimpico, me ngërçin që e la Zonjën e Vjetër pa fitore në pesë ndeshje në të gjitha garat.
Pas humbjes së tyre në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Europa League në mesjavë, Daniele De Rossi bëri pesë ndryshime në 11-tën e tij, duke përfshirë të gjithë katërshen e tij mbrojtëse.
Pjesa e parë nisi mirë për Juventusin por golin e avantazhit e gjeti, Roma në minutën e 15’-të, me anë të Lukakut. Me kalimin e minutave, Zonja e vjetër filloi të fitonte terren dhe t’i afrohej golit, derisa në minutën e 30-të Bremer arriti të shënonte golin e barazimit 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Ndërkohë që pjesa e dytë pavarësisht se ishte tepër argëtuese, nuk prodhoi asgjë që të illte ndryshimin e rezultatit të pjesës së parë, duke bërë që në fund të 90-minutëshit, dy skuadrat të ndajnë nga 1 pikë.
Me këtë barazim, Juventus ndodhet në vendin e tretë me 66 pikë, ndërsa Roma në të pestin me 60 pikë.
Lini një Përgjigje