TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2024, 20:30

Leverkusen heq fjalën humbje nga fjalori, djemtë e Alonsos “shkërmoqin” Frankfurtin; Xhaka fenomenal! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Leverkusen heq fjalën humbje nga fjalori, djemtë e Alonsos

Bayern Leverkusen vazhdon serinë e ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke e dërguar atë në 48 ndeshje të shkëlqyera falë fitores 5-1 kundër Eintracht Frankfurt sot.

Me titullin e ligës tashmë në çantë, një këmbë në finalen e UEFA Europa League dhe një finale të DFB-Pokal në horizont, gjërat nuk mund të shkonin shumë më mirë për Leverkusen për momentin. Megjithatë, duke pasur parasysh se perspektiva e një sezoni pa asnjë humbje është ende në lojë nuk ka pasur kurrë gjasa që të humbasë nivelet e performancës.

Leverkusen tregoi aq shumë brenda 15 minutave, kur Granit Xhaka arriti të shënonte një supergol nga jashtë zonës. Frankfurt do të barazonte në të 32’-ën me anë të Ekitike H që dërgoi shifrat në 1-1. Përgjigja e Leverkusen do të vinte shpejt, ku në të 44’-ën Schick P, do të shënonte golin e avantazhit 1-2.

Pjesa e dytë do të fliste e gjitha për Leverkusen që arriti të shënojë dhe tre herë të tjera në 45-minutëshin e dytë.  Në të 58'-në, Palacios trefishoi shifrat, më pas në të 77'-ën, Frimpong çoi shifrat në 1-4. Në minutën e 89'-të, Lverkusen fitoi një 11-metërsh i cili u kthye në gol nga Boniface.

Leverkusen, nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi dhe madje me shefin Xabi Alonso në tribunë, shfaqi një tjetër performancë dominuese. Ata tani janë të barabartë me rekordin evropian 59-vjeçar të Benfica-s për ecurinë më të gjatë të pamposhtur në të gjitha garat dhe ata mund të shkruajnë një tjetër pjesë të historisë kundër Romës të enjten.

xhaka

Lini një Përgjigje