
Serinë e golave Ronaldo e hapi në minutën e pestë, duke shënuar për rezultatin 1-0. Ai nuk u ndal më kaq, dhe gjeti golin e dytë vetëm disa minuta më vonë më saktësisht në minutën e 12- për rezultatin 2-0.
Para se Ronaldo të kompletonte hat-trikun e tij në këtë takim, Al Nassr gjeti golin edhe në dy raste të tjera përmes Otavios (18’) dhe Sadio Manes (45’).
CRISTIANO RONALDO GOAL !!!!!
— Janty (@CFC_Janty) May 4, 2024
50 GOALS THIS SEASON ! ????
pic.twitter.com/MK82ht2XO5
Goli i tretë Ronaldo e shënoi në minutën e 52 të takimit pas asistimit të Sadio Manes duke kompletuar kështu het-trikun. 39-vjeçari tani numëron 32 gola të shënuar këtë sezon në Ligën Saudite, teksa ka kontribuar edhe me 10 asistime.
CRISTIANO RONALDO HAS SCORED AGAIN!
— TC (@totalcristiano) May 4, 2024
HE CANT STOP SCORING! pic.twitter.com/66tLKwTtgI
Ky ishte het-triku i 66 në karrierë për portugezin, ndërsa ishte goli i 60 për të me fanellën e ekipit arab që kur u bë pjesë e tyre në afatin kalimtar të janarit të vitit të kaluar nga Mançester Junajtid.
CRISTIANO RONALDO HATRICK
— Janty (@CFC_Janty) May 4, 2024
NOBODY CAN STOP HIM !!!!!!!!
pic.twitter.com/l272JQt3Uy
Lini një Përgjigje