TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2024, 21:06

Siti mposht me manita "ujqërit" e Ullverhempton, Haland rishkruan historinë me 3 gola në 45 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Siti mposht me manita "ujqërit" e Ullverhempton, Haland rishkruan

Mançester Siti ka mposhtur me “manita” 5-1 Ullverhemptonin në shtëpi dhe është kthyer një pikë larg Arsenalit kryesues në renditjen e Premier Ligës, me “Qytetarët” që kanë një ndeshje për të rikuperuar.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e mbylli 3-0 në avantazh pjesën e parë të ndeshjes kundër “Ujqërve” e vlefshme për javën e 36 Premier Ligës.

Protagonisti absolut i pjesës së parë ishte Erling Haland. Sulmuesi norvegjez ishte autori i të tre golave të Sitit, dy prej të cilëve erdhën nga pika e bardhë e penalltisë.

Haland është lojtari i tretë në histori që realizon dy tregolësha në pjesën e parë të një ndeshje të Premier Ligës (edhe kundër Notingemit sezonin e kaluar), pas Endrju Kol and Majkëll Ouen.

Pjesa e dytë filloi mirë për vendasit, të cilët arritën të ngushtonin rezultatin në 3-1 falë golit të shënuar nga Hi Çan në minutën e 53.

Megjithatë, gëzimi i Ullverhempton zgjati pak, pasi Haland realizoi edhe golin e katërt një minutë më vonë.

Në minutën e 85 erdhi edhe goli i pestë për ekipin e Guardiolës. Autori ishte Alavarez, i cili realizoi tri minuta pasi hyri në fushë në vend të Haland.

 

mançester siti ullverhempton premier liga

Lini një Përgjigje