TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2024, 22:05

Nuk mbarojnë hallet për Silvinjon, një mbrojtës rikthehet dhe një tjetër dëmtohet para nisjes së Europianit

Shkruar nga Pamfleti

Nuk mbarojnë hallet për Silvinjon, një mbrojtës rikthehet

Nuk zgjat shumë gëzimi i trajneri të Kombëtares, Silvinjo. Pasi Ardian Ismajli u rikuperua, një tjetër mbrojtës është dëmtuar ditën e sotme, duke lënë fushën e lojës para kohe.

Frederik Veseli u dëmtua disa minuta më parë në ndeshjen që ekipi i tij, Karagrumruk po luan në transfertë përballë Kaiserispor. Veseli la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 41 të sfidës.

Kujtojmë që në vetëm pak më shumë se 1 muaj, starton Europiani dhe Silvinjo duhet të mendojë lojtarët që do të marrë me vete në Gjermani, me Veselin që ka qenë pjesë e ekipit gjatë gjithë kualifikueseve.

frederik veseli ardian ismajli kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje