TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2024, 15:42

“E papranueshme”, Laporta i zemëruar me humbjen e Barcelonës ndaj Gironas

Shkruar nga Pamfleti

“E papranueshme”, Laporta i zemëruar me humbjen e

Humbja e Barcelonës me rezultatin 4:2 ndaj Girona ka bërë që Real Madridi të shpallet kampion katër javë para përfundimit të kampionatit.

Me këtë humbje, edhe Barcelona zbriti për një pozitë dhe tani renditet e treta, pas “Los Blancos” dhe Gironas. E kjo humbje e zemëroi shumë edhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

Ai u pa duke biseduar me zëvendës presidentin Rafa Yuste, drejtorin sportiv, Deco dhe përfaqësues të tjerë të klubi katalonas.

Presidenti i Barcelonës u vërejt duke thënë “Kjo nuk mund të ndodh”, disa herë.

Barcelona mbeti pa trofe këtë sezon, por jo edhe pa trajner. Xavi Hernandez ndryshoi mendje dhe me pëlqimin e bordit, ai do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje