TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2024, 22:49

Kumbulla fiton derbin shqiptar, Sasuolo mund Interin e Asllanit brenda në shtëpi, dy kuqezinjtë më të mirët e ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti

Kumbulla fiton derbin shqiptar, Sasuolo mund Interin e Asllanit brenda në

Interi pësoi humbjen e dytë sezonale, teksa u mund 1-0 nga Sasuolo.  Vendasit nga Reggio Emilia kaluan në epërsi në minutën e 20, me anë të Lauriente. Zikaltërit u përpoqën që të reagonin dhe ia dolën të barazonin me Martinez, por goli u anulua pasi u konsiderua offside.

Futbollistët e Kombëtares, Marash Kumbulla dhe Kristjan Asllani ishin titullar nga minuta e parë dhe derbi shqiptar fitohet nga mbrojtësi i cili luajti për të gjithë minutat duke marrë notën maksimale te Sasuolo 7.3 dhe i dyti nga ndeshja. Më i miri sipas Sofascore ishte pikërisht Kristjan Asllani me notën 7.5.

Me këtë rezultat, Sasuolo merr 3 pikë jetike për mbijetesën, teksa deri më tani ka grumbulluar 29 pikë dhe gjendet në vendin e parafundit. Titullar për këtë sfidë, ishte edhe Marash Kumbulla. Seria A luan nesër takime mjaft interesante, ku në fushë zbret Milan dhe Juven.

inter sasuolo seria a

Lini një Përgjigje