TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2024, 20:52

Festival golash në “Anfield”, Liverpool vret ëndrrën e Tottenhamit për Champions!

Shkruar nga Pamfleti

Festival golash në “Anfield”, Liverpool vret ëndrrën

Liverpool ka arritur të triumfoi me shifrat 4-2 kundër Tottenham, në ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të Premier Ligës angleze.

Të kuqtë kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Muhamed Salah, që në minutën e 16-të. Më pas golat e vendasve nuk do të kishin të ndalur, do të ishte Robertson ai që do të shënonte të dytin dhe pastaj me radhë Gakpo dhe Eliot. 2 golat në fund të Richarlson dhe Son nuk do të ishin të mjaftueshëm për londinezët që të dilnin me pikë nga “Anfield”.

Me këtë rezultat, vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 78 pikë dhe u bë kohë që e ka humbur mundësinë e marrjes së titullit kampion, ndërsa për sa i përket Tottenham, “spursat” renditen në të gjashtit dhe kanë shumë pak shpresa për një kualifikim në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, duke qenë se Aston Vila është 7 pikë para tyre dhe me një fitore javën e ardhshme, sigurojnë përfundimisht kualifikimin.

Lini një Përgjigje