TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2024, 19:57

Turpërimi 5-0 përballë Chelseas, West Ham shkarkon trajnerin David Moyes!

Shkruar nga Pamfleti

Turpërimi 5-0 përballë Chelseas, West Ham shkarkon trajnerin

Siç pritej, pas humbjes 5-0 përballë Chelseas, West Ham do ka vendosur të shkarkojë trajnerin dy java para përfundimit të sezonit. Faqja zyrtare e klubit londinez bën të ditur se drejtuesit kanë vendosur të mos i vazhdojnë kontratën David Moyes, kontrata e të cilit skadon në qershor.

Pritet që West Ham të emërojë në verë ish-trajnerin e Real Madridit, Sevillas, kombëtares spanjolle dhe Wolverhampton, Julen Lopetegu.

Pas 36 javësh, West Ham është në vendin e nëntë në Premier Ligën angleze. Në xhiron e fundit “Çekiçët” humbën nga Chelsea 0-5 dhe në 4 ndeshjet e mëparshme grumbulluan vetëm 1 pikë. Në Europa League, West Ham arriti në çerekfinale, por humbi përballë Bayer Leverkusen.

David Moyes ka qenë trajner i West Ham që nga dhjetori 2019, duke shënuar eksperiencën e tij dytë me klubin. Ai më parë drejtoi West Hamin nga nëntori 2017 deri në qershor 2018. Nën drejtimin e Moyes sezonin e kaluar, West Ham fitoi Ligën e Konferencës.

moyes

Lini një Përgjigje