TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2024, 16:03

Aston Vila në gjurmët e Ernest Muçit, skuadra e Premier Ligës ofron 15 mln euro për sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila në gjurmët e Ernest Muçit, skuadra e Premier

Sulmuesi 23-vjeçar Ernest Muçi po luan sezonin e tij të parë në Turqi me Beshiktashin. Në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, lojtari kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë, ndërsa nuk ka provuar ende shijen e asistit.

Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e tjera, teksa sipas FANATIK, në Premier Ligëe dëshirojnë shumë Muçin. Sipas asaj që shkruhet, Aston Vila ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për transferimin e Muçit në verë.

Vendimtare do jetë dëshira e vetë futbollistit, me idenë për të kaluar në kampionatin më të bukur në botë që është gjithmonë interesante. Gjithsesi, duhet pranuar se turqit e Beshiktashit nuk pranojnë të privohen lehtë nga shërbimet e tij.

ernest muçi sulmuesi shqiptar aston vila

Lini një Përgjigje