TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2026, 21:18

Presidenti Duka zbuloi se i kishte ofruar Hasit postin e trajnerit të kombëtares, ish-mesfushori tregohet gati (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Duka zbuloi se i kishte ofruar Hasit postin e trajnerit të

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zbuloi sot se më parë i kishte ofruar Besnik Hasit postin e trajnerit të Shqipërisë. Ky i fundit e kishte refuzuar, për të drejtuar Anderlehtin.

I kam ofruar realisht të paktën një herë postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar, i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentet e fundit, kur ishim në prag të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq se i ofruan që të ishte trajneri i Anderlehtit. Më pas, në të gjitha rastet padyshim që e kam menduar dhe padyshim përsëri e mendoj, por do të shohim.

Por e para është që i kam ofruar trajnerit aktual që të shprehë mendimin e tij nëse e ka vullnetin, energjinë e dëshirën për të vazhduar. Por pastaj janë edhe kushtet, nëse kënaqin palët. Kjo gjë do të ndodhë para se të bëhen ndeshjet miqësore të qershorit”, u shpreh Duka.

Duke shpërndarë këtë deklaratë të presidentit të FSHF-së, Klodian Duro është vetëofruar sërish për postin e trajnerit. “President si mendon, do shkojmë bashkë në Europian dhe në Botëror? Unë nuk tërhiqem, vetëm përpara”, shkruan Klodian Duro që konfirmon se është i gatshëm.

klodian duro ish-mesfushori i kombëtares

Lini një Përgjigje