
Trajneri francez Herve Renard nuk është më në krye të përfaqësueses së Arabisë Saudite. Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku, i cili deklaroi për mediat se është shkarkuar nga detyra, vetëm dy muaj përpara fillimit të Kupës së Botës 2026.
Në reagimin e tij publik, Renard e pranoi vendimin si pjesë të natyrës së futbollit, ndërsa vuri në dukje kontributin e tij në drejtimin e ekipit.
“Po, jam shkarkuar nga drejtimi i Arabisë Saudite. Ky është futbolli. Përfaqësuesja është kualifikuar në Botëror shtatë herë, dy prej tyre me mua. Jam i vetmi trajner që e kam udhëhequr ekipin në kualifikuese dhe në Botërorin 2022. Kjo mbetet një burim krenarie për mua”, – u shpreh ai.
View this post on Instagram
Renard, 57 vjeç, u rikthye në krye të Arabisë Saudite në fund të vitit 2024, duke nisur një mandat të dytë. Ai kishte drejtuar më parë ekipin edhe në Kupën e Botës “Katar 2022”, ku Arabia Saudite arriti një nga surprizat më të mëdha të turneut, duke mposhtur Argjentinën, e cila më pas fitoi trofeun.
Shkarkimi i tij vjen në një moment delikat për përfaqësuesen saudite, shumë pranë nisjes së Botërorit 2026, duke ngritur pikëpyetje mbi stabilitetin teknik të skuadrës në prag të kompeticionit më të madh ndërkombëtar.
Lini një Përgjigje