TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2026, 17:57

Katër skuadra synojnë trofeun e Champions League, “OPTA” parashikon fituesin e trofeut me veshë të mëdhenj

Shkruar nga Pamfleti

Katër skuadra synojnë trofeun e Champions League, “OPTA”

Ka përfunduar faza çerekfinale e Champions League për sezonin 2026, duke përcaktuar katër skuadrat që do të garojnë për një vend në finalen e kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.

Në mesin e gjysmëfinalistëve janë kampionët në fuqi, PSG-ja, gjiganti gjerman Bajerni i Mynihut, skuadra angleze Arsenal dhe spanjollët e Atletikos së Madridit.

Shorti ka vënë përballë dy çifte të forta: PSG-ja do të përballet me Bajernin e Mynihut, ndërsa Atletiko e Madridit do të sfidojë Arsenalin. Të dyja përballjet konsiderohen të hapura dhe pritet të përcaktojnë finalistët pas dueleve të balancuara.

Ndërkohë, rrjeti i specializuar për statistika, “OPTA”, ka publikuar parashikimet për këtë fazë, bazuar në analizën e të dhënave dhe simulimin e 10 mijë skenarëve të mundshëm nga një superkompjuter.

Sipas këtyre projeksioneve, Arsenali shihet si favoriti kryesor për të fituar trofeun, me një probabilitet prej 36.75%. Bajerni i Mynihut renditet i dyti me 34.61%, ndërsa PSG-ja ka 19.35% shanse për triumf. Atletiko e Madridit mbyll listën me 9.29%, duke u konsideruar si skuadra me më pak gjasa për të ngritur trofeun.

champions league opta

Lini një Përgjigje