TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2026, 15:24

Edlir Tetova ndan rrugët me Egnatian në fund të sezonit, rrogozhinasit piketojnë kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e kampionëve

Shkruar nga Pamfleti

Edlir Tetova ndan rrugët me Egnatian në fund të sezonit,

Pasi shkroi historinë me Egnatian, duke dominuar totalisht futbollin shqiptar në këto tre vite, Edlir Tetova vendos të largohet nga ekipi rrogozhinas. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Tetova konfirmoi divorcin me kampionët e Shqipërisë, duke zbuluar se do të qendrojë në krye të ekipit deri në fund të këtij sezoni, një vendim jo i lehtë, por i marrë pas disa diskutimeve me presidentin Demrozi:

Tregu vendas për trajnerë të afirmuar konsiderohet i kufizuar, çka e bën më të vështirë procesin e përzgjedhjes. Megjithatë, drejtuesit e Egnatias nuk duket se kanë në plan të orientohen drejt një tekniku të huaj. Fokusi është zhvendosur tek trajnerët e rinj shqiptarë, një brez që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin vendas.

Sipas burimeve të “Top Channel”, Ditmar Bicaj shihet aktualisht si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit, pavarësisht momentit kur do të formalizohet largimi i Tetovës. Për Bicajn, një emër në rritje në trajningun shqiptar, kjo do të ishte eksperienca e parë në Kategorinë Superiore. Më herët, ai ka drejtuar Burrelin dhe Lushnjen në Kategorinë e Parë, duke dhënë sinjale pozitive për një hap të madh në karrierë.

Edlir Tetova ndan rrugët me Egnatian në fund të sezonit,

Ndërkohë, sa i përket Edlir Tetovës, burime pranë futbollit vendas sugjerojnë se ai mund të rikthehet në aktivitet sezonin e ardhshëm, pas përfundimit të dënimit nga Komisioni i Disiplinës. Teuta përmendet si një nga destinacionet e mundshme në vijim të karrierës së tij.

Zhvillimet mbeten dinamike dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë qartësi, duke qenë se lëvizje të tilla në futboll shpesh evoluojnë me shpejtësi.

edlir tetova egnatia ditmar bicaj

Lini një Përgjigje