TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2026, 14:33

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik i Manninger, treni shtyn makinën e ish-portierit për disa metra (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik i Manninger, treni shtyn makinën e

Alexander Manninger, ish-portieri i njohur i Juventusit, Arsenalit, Liverpoolit dhe kombëtares së Austrisë, ka ndërruar jetë tragjikisht të enjten në mëngjes, në moshën 48-vjeçare.

Sipas raportimeve, makina që ai drejtonte u përplas me një tren pranë Salzburgut, në Austri. Mjeti ku udhëtonte i vetëm u shty për disa metra nga forca e goditjes, ndërsa plagët e marra rezultuan fatale, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë.

Prej kohësh i tërhequr nga jeta publike dhe futbolli profesionist, Manninger i ishte përkushtuar një pasioni të hershëm, duke jetuar një jetë të thjeshtë si marangoz. Ai nuk ishte aktiv në rrjetet sociale dhe kujtohet kryesisht për kontributin e tij në portë gjatë karrierës sportive.

Pas lajmit të ndarjes nga jeta, reagime të shumta kanë ardhur nga bota e futbollit. Mes tyre edhe ai i legjendës italiane Gianluigi Buffon, me të cilin Manninger ndau për disa vite dhomat e zhveshjes te Juventusi.

“I dashur Alex, çdo fjalë është e tepërt. Çdo lot do të ishte vetëm hidhërim për humbjen e një miku dhe personi që gjithmonë e kam admiruar. Kishe zgjedhur të mbeteshe i pavarur nga varësia e botës së futbollit, duke kërkuar lumturinë në gjërat e thjeshta. Bëje një jetë të shëndetshme mes pyjeve, peshkimit, natyrës, familjes. Ky ishte besimi yt.

Në një botë shpesh të përkulur e të nënshtruar, që ndjek dominimin, karrierizmin dhe fitimet e lehta, ti ke mbrojtur gjithmonë lirinë tënde, me krenarinë e atij që di çfarë do. Ke pasur forcën të largohesh dhe të na shohësh me atë buzëqeshjen tënde ironike, sikur të thoje: Jeni të gjithë të çmendur, nuk do të më keni kurrë… Jam i sigurt se nga lart do të vazhdosh t’i udhëheqësh fëmijët e tu dhe bashkëshorten tënde. Prehu në paqe!”, shkruan Buffon.

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik i Manninger, treni shtyn makinën eDalin pamjet nga aksidenti tragjik i Manninger, treni shtyn makinën eDalin pamjet nga aksidenti tragjik i Manninger, treni shtyn makinën e

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik i Manninger, treni shtyn makinën e

Lini një Përgjigje